Policia në Fier ka arrestuar një 29-vjeçar. Mësohet se i riu ka goditur automjetin e policisë, në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Kjo ka shkaktuar plagosjen e dy personave, mes tyre një efektiv policie.
Shkak është bërë bllokimi i një gomoneje, në të cilin ky shtetas ndodhej pasagjer.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin:
-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G. Në momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.