Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDënohet deri në një vit burg/ PD: Shqiptarët publikojnë votën në rrjetet...

Dënohet deri në një vit burg/ PD: Shqiptarët publikojnë votën në rrjetet sociale

Partia Demokratike ka denoncuar lidhur me fotografimin e procesit të votimit në Vlorë.

Në foto duket një qytetar i cili ka votuar Partinë Socialiste dhe e ka fotografuar.

Këtë PD e cilëson shkelje të rëndë si dhe pretendon se tregohet presioni që kanë qytetarët për të votuar për PS.

“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor.”– thuhet në denoncimin e PD.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME