POLITIKË

Deputetët e PD letër Peleshit: Të premten vendosim për Ballukun, e kërkon SPAK!

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë dërguar një letër zyrtare kryetarit të këtij Këshilli Niko Peleshi për të mbledhur të premten në orën 11:00 Këshillin e Mandateve.

Në këtë shkresë kërkohet mbledhja e këshillit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pasi arsyetojnë deputetët e PD, kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve.

Në shkresë citohet kërkesa e prokurorit Dritan Prençi që pretendoi se 3-5 ditë ishin të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen dhe se Belinda Balluku ndërkohë ka kërcënuar dëshmitarët, ndaj vendimi për arrestimin e saj duhet marrë sa më shpejt.

Kuvendi refuzon të japë një përgjigje për arrestimin e Ballukut sipas kërkesës së SPAK, pasi kryeministri Edi Rama ka thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 22 Janar që do të vendosë nëse pezullimi i Ballukut nga detyra është i drejtë apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button