Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDështimi i turizmit/ Vasili: Plazhet nuk mbushen me propagandë komuniste

Dështimi i turizmit/ Vasili: Plazhet nuk mbushen me propagandë komuniste

Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili thotë se qeveria po e dështon vetë sezonin turistik me çmimet e larta të naftës dhe ushqimeve. Për të plazhet nuk mbushen me propagandë komuniste. ”Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike të Edi Ramës, që u mban logorene e tij injorante operatorëve turistike, për gjoja çmimet e tyre te larta. Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milionë euro më shumë nga taksat, që bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk bën asnjë lloj lehtësimi”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Plazhet e boshatisura kur jemi ne gjysmen e sezonit turistik akuzojne rende Qeverine. Tallja e Qeverise me cmimin e Naftes vazhdoi edhe sot duke e ulur ne menyre qesharake me 2 lek cmimin e Naftes, ndonese ne burse çmimi i naftes eshte aktualisht me i ulti i javeve te fundit.

Çmimi i naftes vazhdon te jete shume me i shtrenjte se ne Maqedoni ku sot eshte vetem 190 lek litri. Asnje mase, asnje ulje taksash e tatimesh per Naften dhe ushqimet ne kete moment kritik te sezonit turistik, i cili po humbet dite te çmuara bosh, piketisht tani ne sezonin me te rendesishem turistik te vitit.

Qeveria po e deshton sezonin turistik me vullnet te plote. Plazhet nuk mbushen me propagande idiote komuniste, por me krijimin e lehtesirave per te bere bisnes. Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike te Edi Rames, qe u mban logorene e tij injorante operatoreve turistike, per gjoja cmimet e tyre te larta. Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milion euro me shume nga taksat, qe bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk ben asnje lloj lehtesimi.

Deshtimi i sezonit do te thote varferi dhe deshperim per mijëra familje, qe e kane te lidhur jeten me te. Tra la latë vulgare me kenge e valle dhe ngopja me luge bosh nuk i japin zgjidhje deshtimit. Ulni taksat dhe tatimet qe turizmi te marre fryme dhe te krijoje te ardhura edhe per bisneset edhe per arken e shtetit. Turizmi sporadik i fundjaves nuk eshte sezoni turistik i vertete dhe me ndikim ne ekonomine e vendit dhe te familjeve shqiptare. Boll më me kete menaxhim te turpshem dhe shkaterrimtar te shtetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME