Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Dy ekzekutorë dhe tjetri shofer, zbardhen detajet e atentatit në Krujë

Detaje/ Dy ekzekutorë dhe tjetri shofer, zbardhen detajet e atentatit në Krujë

Detaje të reja zbardhen nga atentati në Krujë ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij Alvi Bejtja, djali i Gentjan Bejtjas.

Mësohet se dajë e nip janë qëlluar me kallashnikov sapo kanë mbërritur në banesë. Ata kanë zbritur nga një makinë dhe teksa i janë afruar banesës, është qëlluar në drejtim te tyre

Dyshohet se autorët e kanë ndjekur vikimën dhe e kanë ruajtur.

Ndërkohë sipas burimeve paraprake dyshohet se kanë qenë 3 persona qe kanë marrë pjesë në këtë atentat të mirëorganizuar.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit dhe një tjetër të shoferit që i ka larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, u qëlluan në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas.

Ramazanon Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME