Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedDetaje/ Një polic dhe një politikan në festat e bosit të mafias

Detaje/ Një polic dhe një politikan në festat e bosit të mafias

Detaje të reja ‘janë zbuluar pë ish-bosin e Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro. Në emisionin “Le Iene” në Italia 1 është transmetuar dëshmia e Ismaele La Vardera nënkryetar i komisionit anti-mafia të rajonit të Siçilisë.

Sipas tij, Denaro organizonte festa në një vilë në zonën e Palermos ku kishin marrë pjesë edhe një anëtar i forcave të rendit, një mjek dhe një politikan i njohur italian. Ai rrëfeu se kishte qenë vetë në këto festa, por nuk e njihte bosin e mafias derisa pa fotografinë e tij pas arrestimit.

“E kam raportuar historinë tek policia dhe karabinierët. Kur pashë kush ishte, sinqerisht nuk mund ta besoja” – thotë La Vardera.

“Po flas për Matteo Messina Denaro që frekuentonte sallone të rëndësishme të borgjezisë dhe merrte pjesë në këto festa sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kam edhe një dëshmitar. Ai është një person i denjë, që bën një jetë normale, që kishte frikë të fliste sepse gjërat që mund të thoshte ishin shumë delikate. Po flasim për një “zonë gri” që mund të ketë mbrojtur shefin e arratisur të mafias” – tha ai.

“Fatkeqësisht, kam shumë frikë. Nuk i besoj askujt. A do të më besoni nëse në të njëjtën tavolinë shihni njerëz që mund të përfaqësojnë ligjin së bashku me Matteo Messina Denaro?” – ishin fjalët e dëshmitarit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME