Merr fund miqësia mes reperve shqiptare. Duket se sherret e deklaratat sulmuese nëpër këngë janë rikthyer. Së fundmi Tayna me këngën e fundit i ka bërë ca sulme ndaj dy artisteve shumë të njohura.
Reperja në një pjesë të tekstit të këngës “Valle” duket se i referohet Dafinës, këngëtares me të cilën dikur ishin mikesha, por shoqëria e tyre pësoi krizë për arsye që ende nuk dihen.
“Nuk po di më çfarë të këndoj tallava aman aman of of”, këndon Tayna në këngën e re dhe menjëherë ky varg është kuptuar si sulm ndaj Dafinës e cila në këngën “Aman” këndon: “Ama aman”.
Në një tjetër pjesë të tekstit, Tayna duket se i drejtohet Melindës.”Krejt këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. Zemër mos u prek se me ty s’e pata.”, thotë Tayna dhe me “tata mata” duket se i referohet një kënge të Melindës.
“S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”, thotë Melinda në këngën “Pika Pika” të publikuar në 2019.
Dafina dhe Melinda ende nuk kanë reaguar.