Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunoi dy shtetas, ndalohet 31 vjeçari

Dhunoi dy shtetas, ndalohet 31 vjeçari

Fier – Ushtruan dhunë ndaj 2 shtetaseve të ndryshme, vihet në pranga 31-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 46 vjeç, banues në Ardenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një shtetaseje.

Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME