Një lokal pranë detit në Radhimë është djegur mëngjesin e sotëm. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike
Informacion paraprak:
Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit