Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEDjali me babanë që i dhanë mësim një lokali me klientë të...

Djali me babanë që i dhanë mësim një lokali me klientë të pasur

Një ditë një burrë e çon të atin në një restorant të shtrenjtë. Babai ishte i vjetër ne moshë e për këtë arsye edhe pak i dobët fizikisht. Kështu teksa hante ushqim, të moshuarit i binin thërrimet e ushqimit në pantallona e këmishë. Por djali i tij ruajti qetesinë edhe pse vuri ré se shume klientë aty e shihnin me neveri këtë situatë të krijuar.


Pasi mbaruan ushqimin te dy, at e bir shkuan në tualet dhe pa sikletin më të vogel burri e ndihmoi babain e tij te pastrohej e te rregullonte pamjen e tij. Kur ata dolen nga banjo me te paster se kurrë, ne restorant cuditerisht mbreteroi nje heshtje e thelle. Shumekush u acarua nga menyra e te ngrënit dhe pyesnin veten si mund te benin figure kaq qesharake njererzit ne këtë restorant te shtrenjte. Dhe peshperitjet e qeshjet tallese vijonin.


Erdhi koha per tu larguar dhe kur burri duke shoqëruar te atin iu drejtuan arkës per te paguar faturën, dikush nga salla u ngrit dhe e pyeti djalin e të moshuarit:
-”A nuk mendon se ke lënë diçka këtu?”
-“Jo nuk kam lënë asgjë”.
Personi tjeter i moshuar qe ishte ngritur i tha:
-“Po mor bir, ti ke lënë këtu diçka, një Mësim për çdo fëmijë dhe një Shpresë për çdo prind!”
Ne ate moment restoranti ngriu dhe shumica e klienteve u ndjene te turperuar e mbanin koken poshte qe u tallen dhe gjykuan plakun dhe djalin per ate sjellje.


Miq: një nga nderimet më të mëdha që ekzistojnë në këtë botë është që të jemi në gjendje të kujdesemi për të moshuarit që dikur u kujdesën për ne. Mirësjellja per prindërit tanë është kryesore sepse ata sakrifikuan jetën, kohën dhe paratë e tyre për ne. Ata meritojnë respektin maksimal, gjithmonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME