Akuza të rënda ka hedhur ish-numri 2 i Edi Ramës në drejtim të drejtësisë së re për të cilën ka thënë se është tërësisht nën kontrollin e kryeministit.
Ahmetaj ka përmendur emrin Enkeleda Millonait, prokurorja e SPAK e njohur ndryshe si e sponsorizuara e Taulant Ballës në prokurorinë e Posaçme, për të cilën ka thënë se ka kërcënuar me gjuhë gestapoje dëshmitarët. “Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.”,- ka thënë Ahmetaj.
Biseda në studio:
Peka: Para se të shkojmë këtu, se dhatë një deklaratë shumë të fortë qepar dhe nuk dua ti kthehem pas sepse dua ti marr me radhë. Arben Ahmetaj nuk ka përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës dhe është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pyetja ime është; keni thënë aty janë vjedhur miliona euro. A ka përgjegjësi Rama e Veliaj?
Ahmetaj: Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.
Peka: Altin Dumani ka përgjegjësi, ata kanë përgjegjësi apo jo?
Ahmetaj: Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.
Peka: Si i kanë kërcënuar?
Ahmetaj: Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.
Peka: Altin Dumani i ka thënë dikujt, që nëse ti nuk e ndërron dëshminë, herës tjetër nuk të thërras më si person në dijeni…
Ahmetaj: Po në korridor, se nëpër dhoma kanë kamera.
Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?
Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.
Peka: Për çfarë arsye?
Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.