LIFE STYLE

Doganierët ngjiten në jahtin luksoz, partnerja e Bezos bën banjë dielli (fotot)

Lauren Sánchez nuk e prishi terezinë e saj në jahtin “Koru” 500 milionë dollarësh të të fejuarit të saj Jeff Bezos edhe pse aty ia behën oficerët e doganës për një kontroll që zgjati 3 orë në natën e Vitit të Ri.

Page Six” ka publikuar foto të ish-gazetares televizive, tashmë 55 vjeç, duke buzëqeshur dhe duke pozuar në kuvertën e sipërme të anijes luksoze, e veshur me bikini Versace dhe një kapele të madhe teksa oficerët hynin në një anë tjetër.

Lauren Sánchez sunbathing.

Zyrtarët që hipën në varkë me pajisjet e tyre dhe jelekët e zinj të shpëtimit, u panë duke folur me një stjuardesë e cila dukej që i udhëzonte se ku të shkonin.

Anija po lundronte në atë kohë pranë St. Barts, një destinacion popullor për të famshmit gjatë festave. Edhe pse inspektimi i jahtit zgjati 3 orë, ai konsiderohet “rutinë”.

Customs officials aboard Jeff Bezos' boat.

Bezos nuk dukej se ishte në varkën e tij kur ndodhi ngjarja. Madje as të ftuarit nuk ishin shqetësuar nga vizita e oficerëve, përveç një momenti kur një stjuardesë flokëkuqe u pa duke folur me Sánchez, ndoshta duke e informuar për atë që ndodhi.

Lauren Sánchez smiling.

Ajo kishte disa miq në krah, përfshirë ish-të dashurin Tony Gonzalez, me të cilin ka një djalë 23-vjeçar. Sánchez ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Patrick Whitesell.

Lauren Sánchez in a bikini.

Pati thashetheme se Sanchez dhe 60-vjeçari, CEO i Amazaon do të ndaheshin së shpejti. Kjo erdhi pas mohimit që ai u bëri lajmeve se ai kishte planifikuar një dasmë luksoze prej 600 milionë dollarësh për fundjavën e Vitit të Ri.

Lauren Sánchez in a bikini.

“E gjithë kjo gjë është krejtësisht e rreme – asgjë nga këto nuk po ndodh” – shkroi ai. Bezos dhe Sanchez u fejuan në maj 2023 pas 5 vitesh së bashku. Më vonë atë gusht, ata bënë një dasmë të vogël me një festë të mbushur me yje në bordin e jahtit “Koru”.

A stewardess speaking to Lauren Sánchez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button