Në këtë post të ”Big Brother Albania Vip 3”, Julian Deda i cili doli në vend të dytë, është përplasur me Egla Cenon, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit dhe rikthimi i dha famë. Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.
Ori: Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë, por që u zbut rrugës. Deri në pikën e Dhomës së Bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv.
Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku
Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në Dhomën e Bardhë.
Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë.
Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.
Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bëri bujë me videon dhe rikthimin, por ama Dhoma e Bardhë ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB.