Dolly Parton mori një çmim prej 100 milionë dollarësh nga themeluesi i i Amazon, Jeff Bezos.
Këngëtarja është përzgjedhur si marrësi i fundit i çmimit “Bezos Courage & Civility Award” për liderët që “ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim”. Paratë shkojnë për organizatat e zgjedhjes së tyre.
Pronari i Blue Origin njoftoi çmimin të premten me partneren e tij prej kohësh, spikeren e lajmeve Lauren Sanchez.
“Jeff dhe unë jemi kaq krenarë që kemi një fitues të ri të çmimit të guximit. Një grua që udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj,”shkroi Sanchez në Instagram së bashku me një video të fjalimit të tyre .Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh, @DollyParton.” Menjëherë artistja iu përgjigj duke shkruar: “Uau! 100 milionë dollarë?” “Do të bëj maksimumin për të bërë gjëra të mira me këto para”, shtoi ajo.
Një aktiviste dhe filantrope për një kohë të gjatë, Parton dhuroi 1 milion dollarë për përpjekjet e Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për kërkimin e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit. Kontributet e saj ndihmuan në financimin e vaksinës së Moderna për COVID-19. Ajo ka themeluar gjithashtu bibliotekën Imagination, një program që i ndihmon fëmijët në mbarë botën të kenë akses në libra.