AKTUALITETTOP-NEWS

Dosja për zhdukjen e 442 mijë eurove nga taksat e parkingut shkon në gjykatë.

Fier – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq, Drejtoreshën e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, Drejtoreshën e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe Drejtorin e DVKT Rajoni Jugor.

Mbi çështjen e tyre rëndojnë akuzat, ‘Shpërdorim detyre’ dhe  ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Prokuroria Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq, Drejtoreshën e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, Drejtoreshën e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe Drejtorin e DVKT Rajoni Jugor. Mbi çështjen e tyre rëndojnë akuzat, ‘Shpërdorim detyre’ dhe  ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Nga hetimet e kryera, Drejtoresha e Përgjithshme e Urbanistikës, Adela Hysaj, mësohet se nuk ka marrë masa për vendosjen e një kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore. Gjithashtu në subjektet që ajo drejton janë gjetur faturime fiktive duke i taksuar me vlera të ulta.

Anisa Cjapi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Gjithashtu, bëhet me dije se, Cjapi, nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.

Në njoftim të prokurorisë gjithashtu thuhet se, Vasil Çeku, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nga hetimi rezulton se nga ana e Çekut, nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.

Njoftimi i plotë

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, shtetasen A.C., Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.68 të vitit 2025, të regjistruar kryesisht për këto dy vepra penale, rezultoi e provuar se, e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta. Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit të paligjshëm prej të pandehurës mbi drejtoritë në varësi, janë realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar në vlera më të ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek Drejtoresha e Takasve në Bashkinë Fier për të kryer përllogaritje të parregullt të taksave subjektit “R…” shpk, si dhe për të lëshuar një vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndërkohë që ai ka pasur taksa pa paguar në një vlerë të konsiderueshme.

E pandehura A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar (konceptuar) fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale për subjekte të caktuara dhe, pasi u janë njoftuar subjekteve të cilët kanë bërë ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur në disa raste edhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak. E pandehura ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgoi çështjen në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

* A.H., e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 prg.3 të Kodit Penal;
* A.C., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
* V.Ç., i akuzuar për veprën kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button