Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDosjet/ Meta: Rilindasit mavi të “mprehin” brisqet

Dosjet/ Meta: Rilindasit mavi të “mprehin” brisqet

Çështja e hapjes së dosjeve ka sjellë dhe reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit.  Ai paralajmëron se inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.

Reagimi i plotë i Metës.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm kërpërata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”, shkruan Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME