Juventusi është ndëshkuar zyrtarisht me zbritjen e 10 pikëve në renditjen në lidhje me çështjen e plusvalencave. Ky është dënimi i gjykatës federale të apelit të FIGC-së pas seancës së re të gjykimit.
E njëjta Gjykatë, shpalli të pafajshëm edhe 7 drejtuesit e Juventusit, për të cilët Kolegji i Garancisë kishte kërkuar të rigjykoheshin rreth përgjegjësisë së tyre, duke përfshirë këtu Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano.
Prokurori federal Giuseppe Chiné, kishte kërkuar tetë muaj pezullim për ta. Juventusi renditet në vendin e tetë me 59 pikë, ndërkohë që ka ende një ndeshje për të luajtur dhe mundësinë për të synuar Champions League.