‘Drejtësia nuk ka gjini’

Nga Florian Binaj – Prej tre javësh, ju kemi treguar historinë e Leonardit dhe Gjovanës. Një histori familjare, zënkash, një histori sistemi. E kemi treguar me fakte. Me dëshmi. Me durim.
Sepse kjo është puna jonë.
Ne, Piranjat, kemi qëndruar pranë grave të dhunuara, vajzave të përndjekura, fëmijëve të abuzuar… Dhe do ta bëjmë gjithmonë. Sepse në një shoqëri patriarkale, gruaja mbetet shpesh hallka më e brishtë e një zinxhiri dhune që nuk njeh fund. Dhembështetja e më të dobëtit, në kërkim të së vërtetës, ka qenë misioni ynë: misioni i parë, i fundit, dhe gjithçka në mes.
Por, ky rast ishtë ndryshe. Viktima ishte e sistemit. Dhe brenda këtij sistemi, ishkatërruar, i burgosur, i fajësuar pa faj, ndodhej një njeri, që rasti i tij është jetë burrë.
Sistemi i ndërtuar për të mbrojtur, këtë herë keqfunksionoi. Dhe ne nuk mund të kthenim shpinën. Jo sepse nuk na dhimbset gruaja, por sepse na dhimbset e vërteta. Dhe sepse pas atij burri ishin fëmijë, që po humbisnin një baba.
Reagimet e “gjyqtareve pas ekranit” të rrjeteve sociale nuk vonuan. “Maskilistë.” “Po mbron dhunuesin.” Pseudo-feministe, persona të keqinformuar, apo deri në dashakeq që… u turrën për të sulmuar investigimin tonë. Nuk ju kërkoi kush “të doni Leonardin”. Kërkuam vetëm të shihni faktet.
Sepse ne zgjedhim gjithmonë të njëjtin krah: anën e fakteve, pa paragjykim.
Të jesh burrë nuk do të thotë automatikisht që je fajtor. Të jesh burrë nuk do të thotë që nuk ke të drejtë. Të jesh burrë nuk do të thotë të pushkatosh pa gjyq. Të jesh baba nuk do të thotë që dashuria jotë për fëmijët dhe e fëmijëve për ty vlen më pak. Aq më pak kur kjo drejtësi jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera, përpiqet të vijë nga një pjesë e juaja që nëpër rrjetet sociale jeni vetë shpallur gjyqtarë të jetës së të tjerëve, pa njohur, pa e ditur dhe pa dashur të shihni asnjë provë e asnjë fakt! Ju nuk bëheni dot që të jeni më të kulluar duke hedhur baltë mbi të tjerët!
Prandaj, ne nuk jemi tërhequr dhe kur presioni na vjen gjatë gjithë këtyre ditëve. Sepse të tërhiqeshim do të thotë të pranojmë që e vërteta varet nga kush është bëni presion. Duke nxjerrë FAKTET kemi çuar misionin tonë në vend. E besojmë me ndërgjegje të pastër.
Dhe nuk do të jetë i fundi sepse e vërteta nuk zgjedh krah. Drejtësia nuk ka gjini.









