AKTUALITETTOP-NEWS
Drejtori i burgut të Rrogozhinës ktheu banesën në shtëpi bari, i gjejnë 4 mijë rrënjë kanabis!

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Sipas të njëjtave burime, zyrtari është shpallur në kërkim pasi policia nuk e ka gjetur në banesën e tij apo në vendin e punës.









