
Barcelona dhe PSG kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Championsit, por me shumë drithërima. Skuadra katalanase është mundur 3-1 nga Borussia e Dortmundit në ‘Signal Iduna Park’, duke rrezikuar disi epërsinë prej katër golash në ndeshjen e parë. Edhe më dramatik takimi në ‘Villa Park’, ku nga 0-2 Aston Villa e përmbysi rezultatin në 3-2 dhe me një tjetër gol do ta çonte takimin në shtesë, por kjo nuk ndodhi.
Golat
Borussia e Dortmundit ndez shpresën për një përmbysje të madhe të rezultatit 4-0 të ndeshjes së parë me Barcelonë me një gol të Guirassy me 11-metërsh në minutën e 11-të, pas një faulli brenda zonës të shkaktuar nga portieri i ‘blaugranave’.
Barcelona vihet në pozitë të vështirë, sapo nis pjesa e dytë Guirassy realizon golin e dytë. Gjithsesi, Barcelona arrin të shënojë golin e parë në minutën e 54-t, që në fakt ishte auotgol i Bensebainit. Sërish thellon diferencën Dortmundi me të njëjtin autor Gruirassy.
Golat
Edhe në ‘Villa Park’ goli parë i ndeshjes erdhi shumë shpejt: pas një kundërsulmi të shpejt, Hakimi i dha epërsinë PSG-së ndaj Aston Villa-s.
Vjen dhe goli i dytë për PSG-në në minutën e 28-të, i shënuar nga Mendes. Pa u mbyllur pjesa e parë, Villans shkurtojnë diferencën me Tielemans, ndërsa në të 55-tën shënon McGinn. Pas katër minutash bën mrekullinë Konsa, duke shënuar golin e tretë për vendësit.