Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDrini Zeqo flet për humbjen e babait: Ishte shokuese

Drini Zeqo flet për humbjen e babait: Ishte shokuese

Ish-banori i BBV dhe moderatori i njohur Drini Zeqo, ka folur për humbjen e babait në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topin”. Zeqo u shpreh se kjo periudhë ka qenë shumë shokuese për të, pasi gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej.

Ish-banori i BBV tha se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndjente sikur gjithçka do të rregullohej.

“Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re.”, tha Zeqo.

Moderatori i njohur vijoi duke treguar se i duhej të niste gjithçka nga zeroja, pasi tashmë ai po punonte për t’i ardhur në ndihmë mamasë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME