AKTUALITETTOP-NEWS

Dy aksidente në një orë me pesë të plagosur lehtë (video)

Fier – Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme. Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Varibop njësia administrative Cakran në aksin e autostradës Levan – Tepelenë.

Dy automjete janë përplasur mes tyre ku si pasojë janë plagosur lehë dy shtetas .

Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas kanë lën spitalin, pohuan burime policore dhe nga bluzat e bardha të spitalit Fier.

Aksidenti i dytë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button