Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDy ditë pas masës ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, diplomatë të huaj shkojnë...

Dy ditë pas masës ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, diplomatë të huaj shkojnë në SPAK

Diplomatë të huaj kanë shkuar sot në SPAK dy ditë pas caktimit të masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe arrest në burg për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Dhëndri i ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi u arrestua të shtunën në aeroportin e Rinasit. Ai dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrim parash” lidhur me dosjen e privatizimit të  ish-kompleksit Partizani.

Për Berishën u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ si dhe iu bllokua pasaporta, për të mos lejuar kështu daljet jashtë vendit.

Pavarësisht se ish-kryeministri i mohoi akuzat në konferencën e jashtëzakonshme të së Shtunës, ai është shprehur i gatshëm të përballet me drejtësinë. Berisha ka theksuar se duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për marrjen e një vendimi të tillë, sipas ligjit, fillimisht duhej një procedurë parlamentare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME