Policia ka ndaluar dy shtetas pasi njëri ka kryer kundërshtim të punonjësit të policisë ndërsa personi i dytë është arrestuar sepse u kap në një lokal teksa ka qënë me masë sighrie arrat shtëpie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë përmbushjes së një procedure standarde pune.
Mallakastër – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.