Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 48 vjeç, banues në Grabian, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 33 vjeç, M. D., 69 vjeç dhe V. H., 54 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në tokat e tyre, pa lejet përkatëse.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 31 vjeç, banues në Zharnec, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Pushimi i shoferit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. P., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.