Detaj të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Fier ku mbeti i pajetë polici 28-vjeçar. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim i riu Azgan Mërnica.
Ndërkohë raportohet se në polici ka informacion se një person i ngjashëm me Azgan Mërnicën është parë në Gjirokastër. Për këtë arsye kanë nisur kërkimet në qytetin e Gjirokastrës pasi dyshohet se Mërnica mund të tentojë të kalojë kufirin.