Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETE diela tragjike/ Mbytet 11-vjeçari në Librazhd dhe 55-vjeçari në Darëzezë

E diela tragjike/ Mbytet 11-vjeçari në Librazhd dhe 55-vjeçari në Darëzezë

Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për t’u freskuar, por kjo e diel shënoi një bilanc të rëndë me 2 viktima.

Policia njoftoi fillimisht se rreth orës 13:10, në plazhin e Darëzezës ka ndërruar jetë një person me iniciale A. S., 55 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraparkiasht thuhet se shkak u bë një infarkt.

Më pas rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, një i mitur me iniciale A. A., 11 vjeç, banues në Librazhd u mbyt duke u larë në lumin Rrapun. Policia thotë se dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale.

Mësohet se 11 vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Përrenjasit.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME