Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETE majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Kanë qenë të shumta reagimet edhe në Itali për marrëveshjen që kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni firmosën sot për emigrantët në Romë. Në bazë të saj vendi do të presë rreth 36 mijë refugjatë në vit nga Afrika në 2 kampe që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër. Nëse e djathta italiane ka përshëndetur këtë dakordësi, ndryshe ka qenë reagimi i të majtëve në opozitë.

“Marrëveshja që qeveria “Meloni” ka arritur me qeverinë shqiptare duket të jetë një rrëmujë e rrezikshme, shumë e paqartë” – thotë Pierfrancesco Majorino, kreu i Politikave të Migracionit në Sekretariatin e Partisë Demokratike. “Nuk është e qartë se si mund të menaxhohet çdo apel për ndihmë dhe aq më pak se si mund të ndodhin riatdhesimet në mungesë të marrëveshjeve dypalëshe” – shton ai.

“Praktikisht po krijohet një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së pa pasur mundësinë e kontrollit të gjendjes së personave të mbyllur në këto qendra”, – proteston Riccardo Magi, sekretar i Più Europa.

Angelo Bonelli i Alenacës së të Gjelbërve thotë se “Ajo që qeveria italiane e ka përcaktuar si një “memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi” nuk është gjë tjetër veçse një politikë depërtimi e maskuar si bashkëpunim ndërkombëtar”. Ai thotë se në këtë mënyrë “Italia rrezikon të krijojë kampe të paraburgimit të cilat mund të mos sigurojnë standarde të përshtatshme të pritjes dhe respektimit të dinjitetit njerëzor”.

Ndërsa “Lëvizja 5 Yjet” vë gishtin në kostot të cilat do të përballohen të gjitha nga taksapaguesit italianë. “Marrëveshja me Shqipërinë nuk sjell asnjë avantazh për Italinë dhe në fakt nuk ndryshon asgjë”, thotë eurodeputetja e M5S, Laura Ferrara.

Ndaj këtyre reagimeve është përgjigjur ministri i Jashtëm Antonio Tajani“Marrëveshja forcon rolin tonë udhëheqës në Evropë dhe hap rrugë të reja bashkëpunimi në Adriatik kundër imigrimit të parregullt dhe bllokimi i trafikimit të qenieve njerëzore. Këto janë prioritetet e politikës sonë të jashtme”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME