Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn.
Ky është takimi i parë i Van Horn me Kryeministrin Rama që kur ajo mori detyrën.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook.