Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEdhe gjobat online! Taulant Balla: Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në...

Edhe gjobat online! Taulant Balla: Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefon

Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan sistemin, pjesë e paketës së risive dixhitale.

“Do të duhet që kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së emalit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative. Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”, tha Rrumbullaku.

Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon”, tha ministri Balla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME