EFL Cup mbrëmjen e sotme rezervoi jo pak surpriza. Chelsea, Tottenham dhe Arsenal i kanë dhënë lamtumirën këtij kompeticioni, duke u eliminuar shumë herët.
Blutë e Londrës patën një transfertë të vështirë përballë Manchester City-t dhe rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas pësuan dy gola, duke u eliminuar. Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar, por nuk mundi të linte gjurmë.
Zhgënjeu edhe Arsenali, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brightoni i De Zerbit dhe i dha lamtumirën EFL-së, ndërsa Tottenhami i Antonio Contes u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, duke mbyllur rrugëtimin që në këtë fazë.