Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEFL Cup/ City mund Chelsea-n, eliminohen Arsenali dhe Tottenhami

EFL Cup/ City mund Chelsea-n, eliminohen Arsenali dhe Tottenhami

EFL Cup mbrëmjen e sotme rezervoi jo pak surpriza. Chelsea, Tottenham dhe Arsenal i kanë dhënë lamtumirën këtij kompeticioni, duke u eliminuar shumë herët.

Blutë e Londrës patën një transfertë të vështirë përballë Manchester City-t dhe rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas pësuan dy gola, duke u eliminuar. Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar, por nuk mundi të linte gjurmë.

Zhgënjeu edhe Arsenali, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brightoni i De Zerbit dhe i dha lamtumirën EFL-së, ndërsa Tottenhami i Antonio Contes u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, duke mbyllur rrugëtimin që në këtë fazë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME