POLITIKË

Zgjedhjet e pjesshme, përçarje në PS-në e Matit

Caktimi  kandidateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nga kryeministri Rama pa marrë pëlqimin nga baza, ka nxitur përçarje brenda PS. Në Mat, kryetarja e Forumit të Gruas së PS, Suzana Pasha ka shpallur kandidaturën e pavarur për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ajo kundërshton kandidatin e Ramës Altin Bojni me argumentin Bashkia  e Matit nuk është pronë e disa individëve por duhet tu shërbejë qytetarëve.

Caktimi i kandidatëve të pa përlqyer  nga baza në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ka sjellë pakënaqësi dhe përcarje në radhët  e socialisteve. Kryetarja e Forumit të Grave të PS në Mat, Suzana pasha ka deklaruar se do të dalë si kandidate e pavaruar në zgjedhjet që do të zhvillohen në Bashki, duke kundërshtuar kandidaturën e caktuar nga Rama në Mat, Altin Bojni. Pasha argumenton vendimin e saj me faktin se Bashkia nuk është pronë e disa njerëzve, por duhet të ketë mbështetjen qytetarëve Matjan

Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i përket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve, mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale. Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them unë, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithsecili nga ne që zhvillimi i qëndrueshëm të jetë prezent te çdo Matjan. Në Mat, pushteti është përqendruar. Vendimmarrja është e mbyllur. Fjala e strukturave, e grave dhe e kontribuuesve nuk dëgjohet. Dhe unë qëndroj krah tyre, sepse besoj se një parti e fortë është ajo që dëgjon zërin e anëtarëve të saj, dhe e përmirëson veten nga brenda. Dokumentacioni im është gati. Edhe pse proceset institucionale nuk janë mbyllur ende, qëndrimi im është i qartë:Unë nuk tërhiqem. Sepse zëri i qytetarëve të lirë nuk mund të tërhiqet, nuk mund të heshtet. Bashkia Mat nuk është pronë. Ajo është një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve:

Pasha mban aktualisht postin e kryetares së gruas socialiste në Mat, teksa ka qenë dy herë kryetare e KZAZ në zgjedhjet e 2023 për bashki dhe mbeshtetëse e ish kreut të bashkisë, tashmë deputet Agron Malaj. Sakaq Bashkëshorti i saj ka mbajtur funksione të larta në administratë si drejtor. Kandidatet e PS në 5 bashki që do ti nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme ne 9 nëntor, u  përzgjodhën nga kryeministri Rama në mbledhjen me drejtuesit e  qarqeve pa bërë më parë negociata apo pa marrë mendimin e bazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button