TOP-NEWS

Ekspertët/ Vdekja e 39 vjeçarit Julian Balliu, vetvrasje e pastër.

Fier – Vetvrasje e pastër është cilësuar vdekja e 39 vjeçarit nga Tirana Julian Balliu. Këtë gjë e konfirmuan burime konfidenciale nga policia shkencore për ALB365.

Sipas këtyre burimeve 48 vjeçari kish qëlluar veten në kokë, tëmth, një herë. Tyta e pistoletës kish qënë e puthitur në kokë kur pshtë kryer qitja sikundër është gjetur pistoleta dhe një gëzhojë në brëndësi të makinës ku u gjet edhe trupi i pa jetë i 39 vjeçarit. Po këto burime pohuan se edhe çelsat e automjetit ku u gjet trupi i viktimes u gjetën në kuadrin e makinës, por mjeti ka qënë i fikur.

Banorët që jetojnë pranë vendit ku u gjet makina pohuan se deri ne oren 8 të mëngjesit makina nuk kish qënë atje, është parë pas orës 08 e 15 të mëngjesit. Më orën 10 kish shkuar kryeplaku i fshatit Daullas të Libofshës e 20 minuta më pas policia.

39 vjeçari Julian Balla nuk dihet se në çfarë rrethana kish ardhur dhe kreu aktin fatal në atë zonë pasi ai banonte në Tiranë, thanë burime policore nga Drejtoria e policisë vendore për ALB365.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button