AKTUALITET
Ekzekutimi i Renato Hoxha, Policia detaje nga hetimi

Policia ka dhënë detaje nga hetimet për vrasen e Renato Hoxhës. Në një deklaratë policia njoftoi arrestimin e Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes.
Policia gjithashtu theksoi se në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Rumuni është identifikuar si Daniel Cornea.
Për këtë vrasje është nën hetim edhe një person tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale








