Një shqiptar është gjetur i vdekur pasi është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Mediat greke shkruajnë se ngjarje ka ndodhur mesditën e së shtunës.
Trupi i pajetë u gjet në oborrin e një shtëpie në ishullin Salamis. Ai u zbulua nga një mik i tij i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Dyshohet se viktima është i moshës 55 vjeç.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale.