Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIElon Musk, a do të tërhiqet nga blerja e Twitter-it?!

Elon Musk, a do të tërhiqet nga blerja e Twitter-it?!

Nga radio gjermane DW-

Miliarderi Elon Musk kërcënoi se do të tërhiqet nga oferta e tij shumë miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit të rrjeteve sociale Twitter. Pasi drejtori ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX njoftoi në prill synimin e tij për të blerë gjigantin e mediave sociale aksionerët e Twitter-it dhe Elon Musku kishin pasur një sërë diskutimesh.

Në letrën që avokatët e Muskut dorëzuan në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe të Shkëmbimit të SHBA-së (SEC), miliarderi thoshte se i kishte kërkuar vazhdimisht Twitter-it t’i dërgonte të dhëna përllogaritë e rreme dhe bots të padëshiruar në faqe.

Sipas ekipit ligjor të Muskut, Twitter deri tani ka ofruar detaje në lidhje me metodat e testimit që përdor kjo kompani dhe se si i ajo përllogarit afërsisht llogaritë e rreme, gjë që sipas avokatëve të Muskut është një lloj refuzimi i kërkesave të tij për këto të dhëna.

Karikatur Elon Musk hat das soziale Netzwerk Twitter für 44 Milliarden Dollar übernommen.

Twitter-i nuk e komentoi letrën, por publikoi disa detaje të ofertës që kishte Elon Musk për blerjen, nga të cilat bëhej e qartë se ai përpara se të niste ofertën e tij nuk kishte treguar ndonjë interes për këtë çështje.

Gjiganti i mediave sociale, Twitter ka theksuar vazhdimisht se sipas përllogaritjeve të kompanisë më pak se 5% e 229 milionë llogarive janë të rreme ose spam bot.

Nëse Elon Musk heq dorë plotësisht nga marrëveshja atij mund t’i kërkohet të paguajë një tarifë ndëshkimi prej një miliardë dollarësh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME