POLITIKË
Emrat/ Rama rikonfirmon Ballukun në Fier, ndryshon disa drejtues qarqesh

Edi Rama ka njoftuar edhe ndryshime në Partinë Socialiste sa i përket drejtimit të disa qarqeve. Kështu sic mëson Lapsi.al qarqet do të drejtohen si më poshtë:
Blendi Klosi në Durrës
Ulsi Manja në Dibër
Taulant Balla në Tiranën si qark, Ogerta Manastirliu në Tiranën si qytet.
Erjon Malaj në Kukës
Ermal Nufi në Lezhë
Bledi Cuci në Vlorë
Mirela Kumbaro në Gjirokastër
Enea Karakaci në Shkodër
Niko Peleshi në Korcë
Belinda Balluku në Fier
Ervin Demo në Berat
Arbjan Mazniku në Elbasan.
Bie në sy shmangia e Elisa Spiropalit nga bashkëdrejtimi i qarkut Tiranë, por do t’i lihet në patronazh një prej njësive të kryeqytetit.











