Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Shpërndanin drogë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Emrat/ Shpërndanin drogë në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shqiptarë dhe një shtetas grek kanë përfunduar në pranga në Athinë, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër kontroll në një biznes.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës.

Anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin.

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje.

55-vjeçari Viktor Leme nga Fier Shegani i Lushnjes, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.

Gjatë operacionit policor, Arjel Tafilaj u arrestua teksa drejtonte automjetin tip “Smart”, ndërsa me pas i’u sekuestrua edhe fuoristrada tip “Porsche Caynne” me targa shqiptare që përdorej për transportin e drogës. Gjatë kontrollit personal i’u gjetën 150 euro dhe 1 celular ndërsa gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën 1770 euro. Gjatë kontrollit personal të të dashurës së tij, shtetases shqiptare R. N, u gjetën 2250 euro, të cilat deklaroi se i’a kishtë lënë në ruajtje Tafilaj.

Ledjo Harizi u kap nga policia në drejtimin e nujë automjetit. Gjatë kontrollit personal i’u gjet 1 celular. Gjatë kontrollit në binzesin e tij u gjetën 4 celularë dhe 145 euro, ndërsa në banesë i’u gjetën 3750 euro, 52 dollarë, 500 lira suedeze, 1600 lek shqiptare, 1 pistoletë me mulli tip “S&ËCTG” me 6 fishekë 38 mm, 1 pistoletë tip “COURT 9 COUPS UNIQUE”, 1 pistoletë me ajër tip “TSS”, 1 pistoletë replica me një krehër, 2 fishekë 9 mm, 48 fishekë 32 mm, 1 krehër me 8 fishekë 0.32, 1 thikë, 2 celularë, 2 karta SIM dhe automjeti “Opel Astra” me targa BKX-5340 që shërbente për transportin e drogës.

Viktor Leme u kap nga policia në drejtimin e mjetit “Fiat Panda” me targa ZNE-6901 dhe gjatë kontrollit personal i’u gjetën 350 euro dhe 1 celular. Gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën rreth 71 gram kokainë, rreth 33 gram cannabis, 1 peshore elektronike dhe 150 euro.

Policia greke ushtroi kontroll edhe në banesën e shtetasit Ervin Lavane ku nuk e gjet asgjë e paligjshme. Por jashtë banesës së tij u gjet i parkuar automjeti tip “Audi A8” me targa shqiptare AB 227 MZ në pronësi të Ledjo Harizi, i cili u sekuestrua si produkt i përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit grek, u gjetën dhe sekuestruan 237 gram cannabis dhe sende të tjera.

Nga hetimet e policise greke dyshohet se 3 shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar në mbi 300 raste shitjeje të lëndëve narkotike.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 3 shtetasit shqiptarë janë lënë në “Arrest në burg” duke u transferuar në burgun e Koridhalos, ndërsa shtetasi grek u la në masën “detyrim paraqitje” dhe “garanci pasurore”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME