Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAEmri/ Ekzekutoi belgun pas prishjes së pazareve të kokainës, ja identiteti i...

Emri/ Ekzekutoi belgun pas prishjes së pazareve të kokainës, ja identiteti i shqiptarit në Greqi 

Jugu i Shqipërisë, e sidomos zona Sarandë-Delvinë vazhdon të mbetet në epiqendër të kronikës muajt e fundit pasi disa ngjarjeve të rënda kriminale në trekëndëshin Sarandë-Tiranë-Athinë.

Sipas mediave të huaja, policia greke së fundmi ka arritur të zbardhë vrasjen e një trafikanti belg kokaine, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij.

Prej dy vitesh ai jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos. Sapo viktima zbriti nga fuoristrada e tij “Volvo” me targa zviceriane, u qëllua dy herë me armë zjarri. Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes Portit të Antwerp. Wageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Ëageman njihet me emrin Geert Nelle.

Së fundmi për vrasjen e Wageman, policia greke sipaz gazetës “Kathimerini”, ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Sipas mediave greke dhe burimeve të tyre, shkak i vrasjes së belgut Ëaegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet.

Shtetasi belg

Vetë Marius Diamanti Diamanti kishte qenë i është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30 vjecari shqiptar në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qënë e njëjtë me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasës shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.

Ky nuk është rasti i parë kur shtetas shqiptarë përfshihen në atentatë ndaj të huajve në Greqi. Nuk është trafikanti i parë belg i drogës që likuidohet në kryeqytetin grek. Belgu Luigi Vancheri, 54 vjec, u qëllua gjithashtu në kokë më 16 korrik 2017 në Athinë. Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në dërgesat e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Në atë kohë, ai ishte në Athinë duke negociuar me anëtarët e një karteli kolumbian droge kur u ekzekutua në rrugë nga një vrasës me pagesë 32 vjeçar shqiptar, i cili u kap më pas në Kakavijë në shkurt 2019, ndërkohë në kërkim u shpall vëllai i tij.

Autori shqiptar
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME