Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEmri i Fatmir Xhafajt në aferën e McGonigal, zbulohet emaili 

Emri i Fatmir Xhafajt në aferën e McGonigal, zbulohet emaili 

Edhe njeriu i reformës në drejtësi, siç e cilësonte Edi Rama, Fatmir Xhafajn është i përfshirë në aferën e Charles McGonigal.

Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e sotme nga hackerat iranianë të Homelandjustice.

Në bllokun e emaileve të parlamentit është hakeruar edhe ai i Fatmir Xhafajt.

Mes emaileve të dërguara nga Xhafaj është edhe një që i drejtohet Charles McGonigal, në adresën private të ish-shefit të kundëzbulimit të FBI-së, ku me fjalë të ngrohtë ish-kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi i uron atij festa të bukura të fundvitit.

Sigurisht që emaili nuk ka ndonjë gjë të veçantë aty, por fakti që Fatmir Xhafaj i ka dërguar McGonigalit një email urimi, tregon se ai ka pasur njohje të thella me ish-zyrtarin e FBI-së. Dalja e emrit të Xhafajt, fakti se ai ka drejtuar reformën në drejtësi të Edi Ramës, ngre dyshime për përfshirjen e Charles McGonigal në këtë zhvillim.

Image

Emri i Fatmir Xhafaj është edhe emri i parë i një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste pas Edi Ramës që konfirmohet publikisht.

Në ditët në vazhdim priten edhe konfirmime të tjera të emrave të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe PS-së. E kjo duket se është një nga arsyet që Edi Rama e kundërshton me forcë ngritjen e një komisioni hetimor në parlament për aferën Rama-McGonigal.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME