KRYESORESPORT

Kylian Mbappe, ylli që “zhduket” në ndeshjet e mëdha

Transferimi i Kylian Mbappe te Real Madridi ishte pa dyshim goditja më e madhe e dekadës. Një “telenovelë” e pafund që përfundoi me transferimin në “Santiago Bernabéu”, mes duartrokitjesh, pritshmërish të larta dhe premtimeve për një epokë të re galaktike. Por realiteti sot është i qartë: Mbappé nuk e ka justifikuar zhurmën që e shoqëroi.

Statistikat e tij nuk mungojnë – gola dhe asiste – por shumica prej tyre kanë ardhur kundër kundërshtarëve modestë si Alavés, Cádiz apo Getafe. Në ndeshjet e mëdha, ato që i japin kuptim fanellës së bardhë, Mbappé ka qenë thuajse i padukshëm.

Në “El Clásico”, në mbrëmjet e Champions League apo ndeshjet kyçe në La Liga, francezi nuk ka arritur të bëjë diferencën. Madje shpeshherë është lënë në hije nga shokët e tij të skuadrës si Jude Bellingham, Vinicius Jr. apo Rodrygo.

A është ende në fazë përshtatjeje? Apo mos ndoshta ka mbetur peng i individualizmit të tij? Justifikimi nuk ka rëndësi. E vërteta është që Mbappé ende luan sikur është në Paris, ku presioni ishte më i “butë” dhe fitoret më pak të domosdoshme. Në Madrid, një driblim apo një sprint nuk mjafton. Kërkohet lidership në momentet më të vështira, kur pesha e fanellës dyfishohet dhe një gol mund të ndryshojë fatin e një sezoni të tërë.

Presidenti Florentino Pérez e solli për të udhëhequr një projekt fitues. Por sot, në ambientet e Valdebebas, nuk janë të paktë ata që pyesin nëse kanë firmosur me “galaktikun” e gabuar. Sepse ndërsa të tjerët po mbajnë skuadrën mbi supe, Mbappé ende është në kërkim të momentit të tij.

Askush nuk e mohon talentin, cilësinë dhe karizmën e tij. Por në Madrid, kjo nuk mjafton. Është koha që Kylian Mbappé të tregojë pse erdhi: për të bërë histori, jo vetëm për të shitur fanella. /R.Lika-Koha Jonë/

Un mauvais exemple pour le football » : le vice-président du Barça s’emporte contre le geste risqué de Kylian Mbappé

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button