OP/ AN

“Enigma Ceno Klosi”: Pse nuk u bë ministër?! U prish me Belindën apo s’donte Rama?!

Nga ALB365 – Emri i Ceno Klosi ka qenë ndër më të përfolurit pas ndryshimeve të fundit në qeveri. Edhe pse konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ai nuk u emërua as ministër dhe as zëvendësministër.

Kjo ka ngritur pikëpyetje të shumta në qarqet politike, sidomos në Fier dhe në Tiranë, ku flitet për një “ftohje” të mundshme të marrëdhënieve mes tij dhe Ballukut.

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Ceno Klosi dhe Belinda Balluku ishin pothuajse të pandarë, duke zhvilluar një fushatë intensive dhe të koordinuar në qarkun Fier. Rezultati ishte i dukshëm: Partia Socialiste arriti një fitore të thellë me raportin 12 mandate kundrejt 4 për opozitën.

Megjithatë, pavarësisht këtij rezultati dhe rolit të tij në terren, Klosi mbeti jashtë kabinetit qeveritar. Pikërisht kjo ka shtuar dilemat: a ishte një vendim i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama, apo një shenjë e krisjes së raporteve me Ballukun?

Burime të rezervuara brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se marrëdhëniet mes Belinda Balluku dhe Ceno Klosi nuk janë më në të njëjtin nivel si më parë. Sipas këtyre burimeve, distancimi mes tyre është i dukshëm, edhe pse jo i deklaruar publikisht. Bile Ceno Klosi nuk lshte parë as në mbledhjen që Rama bëri me Asanmblenë e PS në Tiranë, ndofta ka pasur “mungesë me arsye”

Nga ana tjetër, burime të tjera hedhin një version tjetër: thuhet se Balluku ia ka propozuar emrin e Klosit kryeministrit Edi Rama për një post ministror, por ka qenë vetë Rama ai që nuk ka dhënë dakordësinë për këtë emër, duke e lënë Klosin në pozicionin e deputetit.

Në këtë situatë, një tjetër skenar po përflitet: mundësia që Ceno Klosi të synojë një kandidim për kryetar bashkie në bashkinë Fier në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2927.

Sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë. Në politikë, zhvillimet janë të shpejta dhe shpeshherë të paparashikueshme. Ajo që thuhet sot, nesër mund të mos vlejë më. Deri atëherë të presim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button