ROSKOVEC – Kandidati i PD për kreun e bashkisë Roskovecit Erdit Hazizaj ka marr besimin e banorëve të fshatit Velmish të bashkisë Roslovecit se në zgjedhjet e 14 majit ata do votojnë Erdit Hazizaj.
Këtë gjë ata e shprehën hapur në takimin e sotëm që patën në këtë fshat ku banorët i renditën një sërë problematikash.
“Kryetaria e bashkisë në ikje na ka braktisur, nuk ka kryer investime në shtrim rrugësh, në ujësjellës, në punësime”, i kanë pohuar ata. Punësime nuk janë bërë pasi kryetarja në deturë i ndan disa të nënës e disa të babës, vetë gënjen e mashtron. Ka staf arrogant që nuk na presin e nuk u japin zgjidhje problemeve tona jetike.
Nga ana e tij kandidati Erdit Hazizaj u ka pohuar se pas fitores bashkia do të jetë e qytetarëve, dyert e çdo drejtorie do jenë të hapura që ata të shprehin hapur gabimet e administratës dhe ankesat e tyre.
Do mundohem që të bëjë të pamundurën për ju që tu vijmë në ndihmë kryesorja me ujin e pijshëm e shtrimin e rrugëve të lagjeve që keni vite qe si keni parë të asfaltuara. Do jem në krah të fermerit e blegtorit, në krahë të të rinjëve duke i mbështetur në nismat e tyre inkurajuese, ka pohuar ndër të tjera kandidati i PD për bashkinë e Roskovecit në takimin e tij.