Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë një deklaratë të bujshme se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit në të cilat ai do të jetë në krye të shtetit turk. Deklaratën e bërë në një takim me të rinj.
“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, – citohet të ketë thënë ai sipas agjencisë turke të lajmeve TRT Haber. Erdogan ka shtuar më tek se shpresonte të fillonte “një epokë të re që nga 1 Prilli.”
Mandati i Erdoganit si president i Republikës së Turqisë përfundon në vitin 2028. 70-vjeçari është politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne pasi e ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat 5-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.