AKTUALITET
Erion Braçe pranon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pranuar për herë të parë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.
E teksa këto ditë nëpër rrjet janë duke vluar bisedat e së shtunës pasdite ku vetë socialisti kishte shprehur ambicien për bashkinë e Tiranës, ka qenë vetë Braçe ai i cili përmes një video ka pranuar interesin që ka shfaqur.
“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe, duke falenderuar më tej të gjithë ata qytetarë të cilët përgjatë këtyre ditëve i kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim të ri që një prej socialistëvë më të vjetër të kampit rozë do të ndërmarrë.








