Ernest Muçi shënon super gol ndaj Besiktasit

Ernest Muçi vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol të bukur në Superligën turke.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Beşiktaş, duke rihapur sfidën, megjithëse skuadra e tij gjendej në disavantazh 1-2. Gol i realizuar me një goditje shumë të mirë, i shtoi emocioneve një ngjyrë të veçantë, pasi vinte pikërisht kundër ish-ekipit të tij.
Ky ishte goli i gjashtë i Muçit në katër ndeshjet e fundit, një statistikë që e vendos mes lojtarëve më në formë të Trabzonsporit. Edhe pse luan kryesisht në mesfushë, shqiptari po merr gjithnjë e më shumë rol finalizues dhe ka kontribuar vendimtar në paraqitjet e fundit të ekipit.








