Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREËshtë më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë:...

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Ishulli Migingo duket joreal! Një tokë prej 2000 metrash katrorë (gjysma e një fushe mesatare futbolli) ndodhet në mes të liqenit Victoria në Kenia.

Shpesh përshkruhet si “guaska e një breshke gjigante”, sepse çatitë e kallajit janë të paketuara fort së bashku. Por kjo nuk është e vetmja specifikë e këtij vendi.

Do të tingëllojë e pabesueshme, por ka më shumë se 1000 banorë, ndaj Migingo njihet si “ishulli më i populluar në botë”.

Ky informacion ka mjaftuar për regjisorin Joe Hataba nga Dubai, i cili ka vendosur të kalojë natën në ishullin e pazakontë dhe të takojë vendasit.

Ai mori një fluturim për në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, pas së cilës udhëtoi gjashtë orë me veturë për në qytetin e vogël Kisumu në brigjet e liqenit Victoria.

Ai e kaloi pjesën e fundit me varkë dhe udhëtimi zgjati dy orë, raporton dailymail.

Dy peshkatarë kenianë, Dalmas Tembo dhe George Kibebe, pohojnë se ata ishin banorët e parë të ishullit, domethënë se ata e banuan atë në vitin 1991.

Siç mund ta shihni, shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe ngjitur me hapësirën e banimit ka dyqane, kafene, një farmaci dhe një komisariat.

“Ishulli duket si një mirazh”, tha Hataba ndërsa iu afrua destinacionit të tij.

Ai arriti në destinacionin në mbrëmje, të cilin e përdori për të “thithur” atmosferën e një vendi të pazakontë, për të zbuluar se si po argëtohen njerëzit.

Këtu të gjithë e përgatisin ushqimin bashkë”, ka theksuar ai, ndërsa një grua i ka shpjeguar se “vakti bazë” përfshin peshkun dhe patate të skuqura.

Ai e ka kaluar natën në shtëpinë e një peshkatari, ndërsa në mëngjes është dashur të shkojë në stacionin policor sepse varka me të cilën ka hyrë – është zhdukur.

Khataba kaloi disa kohë në shoqërinë e peshkatarëve sepse donte t’i shihte ata në veprim.

Ne nuk do t’ju tregojmë pjesën tjetër të historisë, është më mirë t’i shikoni vetë pamjet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME