Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Qëndroni të qetë, por vigjilentë!

“Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Qëndroni të qetë, por vigjilentë!

Në spitalin Infektiv në QSUT, në Tiranë janë të shtruar 9 pacientë me moshë mbi 70 vjeç të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse.

Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje.
Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Mbroni veten dhe familjen tuaj!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME