
Kreu i PD Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më datë 3 shkurt.
SPAK ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët për të mos u paraqitur.
Kërkesa është motivuar me një udhëtim në Gjermani të Berishës. Kreu demokrat pritet të jetë në shtetin gjerman, në një takim me demokratët në Gjermani.
Kujtojmë që më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Dhjetëra mbështetës ishin mbledhur para godinës së Prokurorisë në mbështetje të liderit të PD.
“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.









